BBV Kosova/ Shqipja i drejtohet Blerandos: Si mund të bësh lojëra me ndjenjat e dikujt?

Dhe pak ditë na ndajnë nga edicioni final i ‘BBVK’. Në garë janë ende 9 konkurrentë sakaq dinamikat e ngjarjeve vazhdojnë.

Dyshja Blerando dhe Shqipe, sikurse dhe herët e tjera dhe ditën e sotme janë përfshirë në një tjetër debat mes njeri-tjetrit.

“Si mund të bësh lojra me ndjenjat e dikujt Blerando?”- e pyet Shqipja me ironi.

Dhe pse Blerando e mohon diçka të tillë, Shqipja vazhdon përsëri me tone të larta.

Siç duket Shqipe di një sekret për Blerandon, të cilit ky i fundit i frikësohet nëse dikush tjetër e merr vesh. Se për çfarë bëhet fjalë mbetet për t’u parë.


Shtuar 24.01.2024 21:40