BBV Kosova nisi, reagimi i Arbana Osmanit duket një “thumb” i qartë (FOTO LAJM)

Ka nisur mbrëmjen e djeshme “Big Brother VIP Kosova”, nën moderimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit, do të transmetohet çdo të hënë dhe të premte.

Por sapo janë prezantuar të gjithë banorët menjëherë kanë nisur krahasimet me “BB VIP Albania” i cili gjithashtu pritet të nis për pak ditë.
Ndërkohë, Arbana Osmani i ka uruar ditën ndjekësve të saj duke shkruar: Mirmëngjes yje.

Kjo është shprehja e cila u bë bë goxha virale gjatë “Big Brother Vip”.

Ky ngacmim i saj për ndjekësit vjen pas natës së parë të “Big Brother Vip Kosova”, i cili ka marrë komente të shumta.

“Mbrëmë më shumë se kurrë na ke munguar”, “Nuk ka si ti jo”, “Big Brother e ka emrin Arbana”, “Big Brother e ka emrin Arbana, ndryshe është një dështim, si ai mbrëmë”, janë vetëm disa nga komentet poshtë fotos së Arbanës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)


Shtuar 6.12.2022 11:09