“Big Brother VIP Kosova”, këto janë 15 banorët shqiptarë të shtëpisë së famshme (FOTO LAJM)

Mbrëmë ka filluar reality-show “Big Brother VIP Kosova”, nën moderimin e Alaudin Hamitit dhe aktores, Jonida Vokshi, ku përkrah tyre janë opinionistët Olti Curri dhe Afërdita Paqarada.

Në natën e parë u zbuluan gjithsej 14 banorë, ku mes tyre është edhe një çift.

Pjesë e shtëpisë janë:

Reperi, Getoar Aliu i njohur me nofkën Getinjo,

këngëtarja Ana Kabashi,

ish-konkurrentja e “Love Story”, Vivien Thano,

ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Andi Artani,

artisti Bekim Latifi i njohur si MC Beka,

aktori i zhanrit “Drag Queen”, Edon Shileku,

çifti Urim & Alisa,

aktorët Shota Baraliu,

Artan Thaqi,

Anita Selimi,

këngëtari, Gjon Karrica,

modelja Gresa Hoti,

Juliana Nura dhe

reperi Arkimed Lushaj i njohur si Stresi.

Kujtojmë se çmimi i madh për fituesin e këtij formati do të jetë plotë 200 mijë euro.