Banorët e rinj në ‘Big Brother VIP’ tentojnë të ndajnë çiftet (VIDEO)

Silvi dhe Sara, dy hyrjet e reja në shtëpinë e “Big Brother”, duket se kanë hyrë me strategji të qarta për të ndarë çiftet e shtëpisë.

Banorët po komentohen për një tendencë të mundshme të tyre për të hyrë mes çifteve pra mes Sarës dhe Bardhit apo Ilnisës dhe Meritonit.

Silvi u fut në format me një deklaratë të fortë për Sarën ku tha se me të kishte pasur një flirt dhe do të dalin fotot, në disa momente ai përpiqet ta shkëpus për të folur madje sot janë parë të përqafuar me njeri-tjetri.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Sakaq nga ana tjetër Sara Karaj po akuzohet nga banorët për një lojë që atyre nuk ju pëlqen. Sipas tyre ajo po tenton të futet mes çiftit Meriton Ilnisa.

Ajo ka pasur përplasje me disa banorë lidhur me Meritonin që sipas saj e ka shok.

Vesa: Ajo e ka tendencioze mes tyre

Bardhi: Nuk mund të hy në mes sepse është martuar

Vesa: Këtu çfarë nuk po ndodhe, flitet për një shumë të madhe parash bëjnë çdo gjë për lojë.