Babai i Elon Musk habit me deklaratat: Nuk jam krenar për djalin tim

Errol Musk është babai i miliarderit, Elon Musk dhe së fundmi ka dhënë një intervistë të sinqertë në radio “Kyle and Jackie O Show”, ku është shprehur se nuk është i lumtur me djalin e tij.

Babai i CEO të “Tesla” ka rrëfyer se si ndihet vërtet për djalin e tij. Një nga mikpritësit fillimisht e pyeti Errolin: “Djali yt është një gjeni. Ai vlen kaq shumë para dhe ka krijuar kaq shumë gjëra, nuk mund t’ia mohoni atë. A jeni krenar?”.

Të lidhura

None found

“Jo. E dini, ne jemi një familje që kemi bërë shumë gjëra për një kohë të gjatë, nuk është se kemi filluar të bëjmë diçka tani papritur”, u përgjigj 76-vjeçari duke i habitur të gjithë me atë çfarë tha.

Babai i Elon vuri në dukje se fëmijët e tij kanë bërë “gjëra interesante” për një kohë të gjatë dhe se ai nuk kishte marrë asnjë qindarkë nga djali i tij miliarder.

Duke folur për fotot virale të Elon-it ku ai është pa këmishë në një varkë në Greqi, Errol tha se ai kishte inkurajuar djalin e tij të hante më mirë dhe të merrte suplemente.

“Elon është shumë i fortë, por ai ushqehet keq”, dhe e nxiti atë të merrte një produkt për humbje peshe të quajtur Garcinia Cambogia.

76-vjeçari vazhdoi duke e bërë të qartë se fëmija i tij i preferuar është vëllai i Elon, Kimbal, të cilin Errol e quajti “krenaria dhe gëzimi i tij”. Përveç kësaj, ai tha për djalin e tij Elon se “ai i do njerëzit dhe njerëzimin…”.


kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş