Australia ndryshon rregullat e klasifikimeve: Këngët e krijuara kryesisht nga AI përjashtohen nga listat zyrtare

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në industrinë muzikore po zgjerohet me shpejtësi, duke përfshirë krijimin e melodive dhe vokaleve, si edhe prodhimin e përpunimin e këngëve.

Të lidhura

None found

Megjithatë, përhapja e kësaj teknologjie ka nxitur debate të reja mbi ndikimin që mund të ketë te krijimtaria njerëzore dhe te roli i artistëve.

Në Australi, këngët e prodhuara tërësisht ose kryesisht nga Inteligjenca Artificiale nuk do të mund të përfshihen më në listat zyrtare muzikore të vendit.

Rregullorja e re, e miratuar nga Shoqata Australiane e Industrisë së Muzikës (ARIA), përcakton se një këngë duhet të jetë “në mënyrë thelbësore e krijuar nga njerëzit” për t’u pranuar në klasifikimet australiane. Sipas organizatës, qëllimi është ruajtja dhe promovimi i karakterit njerëzor të artit muzikor.

Vendimi u mor pas debatit të shkaktuar nga një version i këngës së Madonna-s, “Like A Prayer”, i realizuar nga DJ australian Josh Faëaz. Ky projekt u ngjit në vendin e parë të klasifikimit dance të ARIA-s, ndërsa në renditjen e përgjithshme të Australisë arriti vendin e dytë. Kënga u përfshi gjithashtu në listat e rëndësishme të radiove komerciale dhe u dëgjua më shumë se 48 milionë herë në Spotify.

Pas kritikave të shumta, Faëaz përditësoi më vonë kreditet e këngës për të bërë të ditur se në realizimin e saj ishte përdorur Inteligjenca Artificiale.

ARIA argumenton se artistët australianë po përballen me një treg muzikor më konkurrues se kurrë për të tërhequr vëmendjen e publikut. Për këtë arsye, organizata nuk dëshiron të mbështesë suksesin e muzikës së gjeneruar nga AI kur ajo nuk përmban krijimtari njerëzore.

Rregullat e reja nuk e ndalojnë përdorimin e Inteligjencës Artificiale si ndihmë gjatë krijimit të muzikës. Teknologjia lejohet për sa kohë që vepra mbetet kryesisht rezultat i punës së njerëzve. Artistët duhet të kenë shkruar këngën, të kenë interpretuar vokalin kryesor dhe të kenë luajtur instrumentet kryesore. Ndërkohë, përdorimi i auto-tune, makinave të baterive dhe AI-së për masterizimin e këngëve vazhdon të jetë i lejuar.

Gjithashtu, kur paraqesin një këngë për klasifikim, artistët do të kenë detyrimin të deklarojnë nëse kanë përdorur Inteligjencën Artificiale.

Australia nuk është shteti i parë që vendos kufizime të këtij lloji. Në fillim të këtij viti, Suedia përjashtoi nga klasifikimet muzikore një këngë pasi u konstatua se ishte krijuar nga AI. Në të njëjtën kohë, Federata Ndërkombëtare e Industrisë Fonografike, IFPI, ka njoftuar se rregulla të ngjashme për muzikën e krijuar me AI do të aplikohen edhe në vende të tjera, mes tyre në Amerikën Latine, Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azinë Juglindore.


Shtuar 25.08.2026 20:17

sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisjojobet girişMarsbahisultrabetjojobet girişcasibomcasibomcasibomcasibomjojobet girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobetjojobetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişmarsbahisMarsbahis GirişultrabetleograndbetJojobetcasibom