Vetë Igli Zarka zgjodhi mos të fliste për jetën sentimentale në ato pak ditë që qëndroi në “Big Brother VIP”, por mediat zbuluan se ai ishte në një lidhje. U zbulua se dhe e dashura e tij, gjithashtu është aktore dhe quhet Kristi Lleshi. Çifti ka bërë bujë disa kohë më parë me një shfaqje të vënë në teatër. Bëhet fjalë për dramën “Equus”, ku ata luajtën së bashku disa skenat intime. Ata po ashtu kanë qenë pjesë e klipit të Noizyt dhe Arilenës.
I ftuar në “Pardon My French” në “Top Albania Radio” me Jonida Aliçkollin, Igli nuk “shpëtoi” pa folur për lidhjen e tij.
I pyetur nëse fakti që partneren e tij e ka partnere edhe në skenën e bën të ndihet më i lirshëm, ai u shpreh:
“Padashur të bëj lajka, për mendimin tim ajo është aktorja më e mirë e brezit të vet dhe për mua ka qenë një nder, një kënaqësi, një orgazëm artistike për të punuar me të. Sepse aty rashë në dashuri me të, në skenë. Tek thellësia e syve”.- tha Igli.