Ata duhen dhe kjo punë ka marrë fund! Veprimi i Borës dhe Donaldit që “vulosi” rikthimin (FOTO LAJM)

Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë rikthyer sërish të vëmendjes pasi u shfaqën bashkë në festivalin “Sunny Hill” që u mbajt pak ditë më parë në Tiranë. Ishte mikesha e tyre, Semi Jaupaj, e cila publikoi një fotografi me moderatoren dhe aktorin duke shkruar: “Shokë përgjithmonë”.

Kështu, Semi konfirmoi në një farë mënyre thashethemet se ata janë ribashkuar. Megjithatë asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar vetë këtë gjë dhe teksa ne e presim me padurim këtë moment, është vënë re një tjetër detaj që konfirmon edhe njëherë ribashkimin e tyre.

Bora e kishte hequr aktorin nga rrjetet sociale pas historisë me Beatrix Ramosaj brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Por, tani ata kanë filluar që ta ndjekin sërish njëri-tjetrin. Mesa duket, ata preferojnë të tregojnë përmes veprimeve se janë rikthyer bashkë dhe tani nuk ka më dyshime.