Politikanët shqiptarë kanë rënë ‘pre’ e sensacionit të momentit ‘Big Brother VIP Albania’. Një prej tyre është deputeti i ‘Partisë së Lirisë’, Petrit Vasili. Ai s’ka qëndruar pa dhënë komentin e tij për vendimin që mori në Prime-in e kaluar, moderatorja Kiara Tito, e cila dërgoi në nominim: DeaMishel Hoxhën, Olta Gixharin dhe Tea Trifonin. Vasili mendon se vendimi që mori Kiara ishte i bukur.
‘Shumë zgjedhje e bukur. Bravo’- komenton Vasili në një faqe që ka ngritur si pyetje nëse vlerësohet vendimi që mori Kiara.
Më herët, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pyetur gjatë në një bashkëbisedimi me qytetarët nëse do bëjë pjesë të fushatës së opozitës konkurentin e Big Brother, Luiz Ejllin. Berisha tha nuk ka një përgjigje fikse për momentin, ku shtoi se e vlerëson këngëtarin për talentin që ka dhe theksoi se “secili ka diellin e tij”.
“Besoj se nuk ka asnjë rëndësi mendimi im pasi Luizi dëshmoi veten si një artist, interpretoi si artist me talent dhe meritoi, nuk shkoi më tutje se nuk duhej, secili ka diellin e vet dhe nuk dua t’i përzihem, meritoi admirimin e publikut shqiptar e më gjerë. Secili ka diellin e tij, ndaj s’ka një përgjigje për këtë pyetje tani”, tha Berisha.