Artistët nisin “fushatë” në 8 Mars për Elia Zaharian (FOTO)

Artistët e Teatrit,  e kanë nisur këtë 8 Mars me një fushatë, ku kanë dalë në krah të Elia Zaharisë, pas situatës aspak të këndshme në të cilën është përfshirë.

“Këtë 8 Mars, përqafimi im i parë shkon për ty”, shkruajnë artistët si Adelina Muca, Eni Jani, Luli Bitri, Griselda Rushanaj, Rozana Radi e shumë të tjerë.

“#përElian”, është ky hashtagu që kanë zgjedhur i cili sa po vjen dhe rritet në numrin e postimeve.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Adelina Muca (@adelinamuca)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luli Bitri (@lulibitri)

Ditën e djeshme, u mbajt seanca ku ishte e pranishme dhe vetë Elia Zaharia. Ndërsa Leka Zogu ll nuk ishte i pranishëm, por u përfaqësua nga avokati i tij.

Gjykata Civile e Tiranës, ka firmosur dy urdhra mbrojtje për çiftin në proces divorci, Elia Zaharia dhe Princ Leka.

Çifti duhet të mbajnë distancë 5 m, nga njëri-tjetri.

Ndërkohë, Leka Zogu duhet të takojë vajzën e vogël jo në prezencë të Elias, por të dados.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Griselda Rushanaj (@rushanajgriselda)


Shtuar 8.03.2024 12:09