Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë regjisori i njohur

Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori Anastas Nika. Ky i fundit vuante prej 1 viti nga një sëmundje e rëndë.

Pavarësisht përpjekjeve të familjes dhe donacioneve të mbledhura për kurimin e tij, nuk ka mundur të fitojë betejën.

Lajmi u bë i ditur nga djali i tij në rrjetet sociale.

‘Te dashur miq, Me keqardhje ju lajmeroj qe babai, Anastas Nika sot ne mengjes u bashkua me Zotin ne spitalin e Athines. Presim ngushellimet te “Shtepia funerale Bebri” (ne limion perball varrezave). Varrimi do jete neser ne oren 13:00 ne varrezat e Sarandes. Me respekt familja Nika!’


Shtuar 21.06.2023 17:21