Prej vitesh tashmë, në vendin tonë ka një diskutim të gjatë për modele e të famshme shqiptare që jetojnë mes Shqipërisë e Dubait.
Akuza të shumta ka patur lart e poshtë, por edhe mohim të këtyre akuzave nga vetë këto vajza në fjalë.
Së fundmi duke folur për luksin e shqiptarëve të njohur në botën e krimit që jetojnë në Dubai, gazetari Artan Hoxha u shpreh në “Abc Live” se ata i shfrytëzojnë në maksimum të mirat materiale që u siguron ky Emirat.
Sipas Hoxhës bosët e krimit shqiptar në Dubai, arrijnë të marrin edhe vajzat e “Showbizit” shqiptar në mënyrë që të shijojnë luksin ashtu siç duan.
Mes të tjerash Hoxha ka theksuar, se një pjesë e mirë e shqiptarëve atje kanë marrë edhe familjet duke u zhvendosur përfundimisht.
“Ata marrin edhe vajza të ShowBizit. I kanë mundësitë financiare, duan ta shijojnë jetën. I kanë thirru ata të gjithë atje” tha Hoxha./albeu.com/