Arsyeja e ndarjes dhe ribashkimi, rrëfehen Argjira dhe Graciano!

Argjira dhe Graciano janë përballur me një krizë në lidhjen e tyre, por tashmë e kanë kapërcyer dhe janë gati të flasin. Çifti zbuloi më tepër detaje nga jeta personale në “E diell”, ku u pyetën edhe nga moderatorja Beniada Nishani për arsyen e ndarjes, ribashkimin dhe planet për martesë.

Graciano Tagani: Më thanë do vish në intervistë dhe jo në gjyq.

Argjira Spanca: Edhe të kanë mashtruar.

Graciano Tagani: Çdo çift ka uljet dhe ngritjet e veta, dhe ne e kishim një ulje. Sa dola unë, u ngritëm.

Beniada Nishani: Shumë veta thanë që këto po bëjnë kot.

Argjira Spanca: Edhe unë e kam lexuar këtë vërdallë që është thjesht një lojë, paçka se ata që më njohin e dinë që nuk do e bëja një gjë të tillë. Prandaj unë kam qenë pak e larguar nga mediat këtë periudhë. Tani që jemi mirë dhe e kemi folur me njëri tjetrin, nuk e kam problem të flas tashmë nëpër media për periudhën që ne kemi kaluar.

Graciano Tagani: Gjira është shumë e mbyllur për sa i përket jetës personale. Unë e kam thënë që frymoj për atë, realisht e dua shumë.

Beniada Nishani: Unë tani pres vetëm ftesën për martesën, sepse propozimi është bërë. Unë dua datën fiks.

Graciano Tagani: Ideja është që kam pasur një Big Brother të lodhshëm dhe sa të mbarojmë sezonin televiziv, do të bëjmë vetëm disa pushime.


Shtuar 3.06.2024 13:40