Sara Hoxha dhe Ledri Vula zbuluan ditën se po arratiseshin së bashku me të voglën e tyre, Poem Blu, drejt një vendi. Ata publikuan video nga avioni, por destinacionin nuk e bënë të ditur. Duke qenë se të gjthë jemi kuriozë të dimë çdo lëvizje të çiftit, është mësuar se ata janë nisur për një udhëtim drejt Dubait.
Sipas burimeve të “Prive”, familja nuk është nisur vetëm për pushime, por edhe një projekt të rëndësishëm të Ledrit. Thuhet se reperi do të xhirojë edhe një videoklip në vendin luksoz. Së bashku me familjen Vula, në Dubai po udhëton edhe ekipi i Ledrit, i cili do të kujdeset që gjithçka të shkojë siç duhet.
Ledri Vula nuk ka sjellë ende ndonjë projekt muzikor për këtë vit. Për herë të fundit ai ka publikuar një këngë në dhjetor të vitit të shkuar, që mban titullin “Sot sot sot” dhe u kthye shumë shpejt në hit, si çdo këngë tjetër e artistit. Ndërkohë ende nuk dihet ndonjë detaj për këngën e re, që Ledri ka vendosur ta xhirojë në Dubai, ndaj ne po presim me padurim të mësojmë diçka më shumë në vijim.
Kujtojmë se në dhjetor të 2020-s, Ledri dhe Sara u bënë prindër për herë të parë me vogëlushen Poem Blu që rritet dita ditës dhe na zbukuron herë pas here Instagramin me pozat e videot e ëmbla.