Arlindi ndahet nga Sofiela pas takimit romantik

Pas takimit romantik që zhvilluan një ditë më parë, Arlindi dhe Sofiela ndahen. Në episodin e sotëm të Love Island Albania, Arlindi u shpreh se ndihet shumë i pasigurt.

Sofiela nga ana e saj tha se ndihet shumë e sigurt me Arlindin. Dyshja zhvilluan një takim romantik një ditë më parë, por me sa duket gjërat nuk kanë shkuar aq mirë.

Pjesë nga dialogu:

Sofiela:S’më flet fare, më ke lënë anash.

Arlindi:Më lër të shprehem, unë jam shumë i pasigurt për ne.

Sofiela:Unë ndihem shumë e sigurt me ty. Nuk po e kuptoj pse je i pasigurt ti.

Arlindi:Unë mendoj se nuk përshtatemi dhe unë nuk dua të luaj me ty.

Sofiela:Unë nuk dua të luaj me ty.

Arlindi: Dua të jem shumë i sinqertë me ty.

Sofiela:Çfarë ndodhi që ndryshuan gjërat?

Arlindi:Unë të zgjodha ty për të të njohur më shumë.

Sofiela:Pse dje ishe aq i afërt me mua?

Arlindi:Mos i ngatërro gjërat, ishte ‘date’ ishin shumë gjëra. Mos i konkretizo gjërat.

Sofiela:Të lutem fol si njeri se boll më ke vrarë.

Arlindi:Nuk është problemi te ty, të respektoj se je femër për tu respektuar. Unë jam problemi.

Sofiela:Deri më tani luajte me mua, ti më ke folur përralla.

Arlindi:Tani ka ndryshuar situata.

Sofiela:Nuk qenke stabël.

Episodin e Love Island Albania e gjeni të plotë në orën 18:20 në televizionin Klan. Klikoni videon e plotë./Love Island Albania


Shtuar 7.09.2023 22:03