Arjola Demiri zbulon “luftën” me ish-bashkëshortin: Kam 3 vite që jam në gjyq, donin të m’i ndanin fëmijët

Arjola Demiri ka treguar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, vështirësitë e shumta që ka pasur martesa e saj.

Së fundmi ajo është ndalur tek momenti i divorcit dhe sakrificat që i është dashur të bëjë për të fituar kujdestarinë e fëmijëve të saj.

“Kam 3 vite që jam në gjyq, donin të m’i ndanin fëmijët. I thashë ose me mua ose me atë, fëmijët nuk pranoj t’i ndaj”, tha ajo.

Gjithashtu Arjola ka shtuar se me babin e fëmijëve të saj nuk ruan më asnjë komunikim, pavarësisht se fëmijët janë në kontakt të vazhdueshëm.

Në muhabet e sipër Monika ka treguar se gjyqi i divorcit dhe kujdestarisë së fëmijës i ka zgjatur 10 vite. Kur mësoi se edhe bashkëshoti i Arjolës kërkon t’i marrë fëmijët, Monika i tha se është në luftë.


Shtuar 1.11.2021 11:57