Argjira flet për herë të parë për ndarjen me Gracianon: Moment shumë delikat…

Argjira Spanca dhe Graciano Tagani nuk i kanë mirë punët. Në një bisedë me Françeskën ai ka treguar se mes tyre ka ndodhr një zënkë dhe ajo i ka kërkuar të mos e përmend në Big Brother. Për marrëdhënien e tyre ka reaguar edhe Argjira.

Në emisionin “E Diell” ajo është vendosur në ‘siklet’ nga një pyetje e Ledjona Xheladinajt, ku kjo e fundit e pyeti lidhur me Gracianon. Argjira u shpreh se është një moment delikat dhe duhet të flitet sy më sy vetëm mes saj dhe Gracianos.

“Unë kam zgjedhur që të mos prononcohem përsa i përket kësaj teme, sepse kushdo që më njeh mua e di që jam shumë private. Marrëdhënien me Gracianon sigurisht që e kemi publike, kemi punuar bashkë, por mendoj që është një moment shumë delikat, që duhet ta flasim unë dhe ai sy më sy”, tha ajo.


Shtuar 6.05.2024 14:15