Arbenita flet për shtatzëninë para kamerave, Fero e largon nga ekrani (VIDEO)

Fero dhe Arbenita do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë e po presin me padurim të marrin në krahë vajzën e tyre. Për herë të parë mbi këtë zhvillim të jetës së tyre, Fero foli i ftuar në një intervistë në “ATV” ku u shpreh: “Jam shumë gati të bëhem baba. Kur më tha Arbenita fillimisht nuk e besoja dot, por me kalimin e kohës u mësova”.

Në kamera u shfaq pak edhe Arbenita, e cila tregoi se në fillim ka patur komplikime. “Në fillim, si çdo grua shtatzënë kam pasur pak komplikime me të vjellat, kam vënë pak peshë, por tani është gjithçka në rregull. Është një ndjenjë shumë e veçantë, por dua të përjetoj atë momentin kur të lindë edhe ta kem në krahë se thonë është një moment i paharruar në jetë”, u shpreh modelja megjithatë Fero nuk e la ta mbaronte fjalinë deri në fund duke e larguar nga kamera.

Arsyen nuk e dimë, por mos ndoshta reperi është paksa xheloz?


Shtuar 16.04.2021 14:30