Ish-konkurrentja e Për’Puthen, Antonela ka qenë së fundmi e ftuar në rubrikën “Trotuar”. Tema e diskutimit ishte pikërisht paraja.
Gjatë fjalës së saj, Antonela zbuloi edhe pretendimet që ka duke theksuar se dëshiron në krah një mashkull ‘boss’.
“Mashkulli po nuk ishte bos, mos më afrohet. Sepse duhet të mi plotësojë të gjitha kushtet. Edhe dikur kur martoheshe pyesnin a ka burri shtëpi, a ka toka, që të mos vuajë gruaja. Pse të vuaj unë në 2022?”, theksoi ajo.
Kujtojmë që Antonela ka qenë pjesë edhe e shtëpisë së BBV. Në një intervistë të dhënë më herët, ajo tha se me Monikën është takuar shpesh.
Jo vetëm kaq por ajo tha asokohe dhe dy fjalë për ndarjen Beatrix-Donald.
“Kam njohur Monikën edhe pse ishte e lidhur me Arjolën aty brenda. Me Monikën jam takuar edhe jashtë. Unë i prisja këto komentet për miqësitë që janë bërë nëpër rrjet. Jam shumë e habitur për miqësinë e Beniadës dhe Einxhel, ato bënin be në kokën e njëra-tjetrës. Edhe ndarja e Donaldit me Beatrix ishte një bombë. Më futen dyshime, nuk paskam kuptuar asgjë”, shtoi së fundmi ajo.
Antonela tha asokohe se shumë VIP-a ishin fasada, ku jepnin vetëm më të mirën e tyre.
“E kisha provuar një tjetër reality show dhe e pashë sa fake janë. Shumë njerëz që i konsideroja miq, dolën ndryshe. Edhe në Big Brother ishin për të fituar për veten e tyre dhe jepnin vetëm më të mirën e tyre. Ishin fasada”, tha ajo.