Kur u duk se gjërat mes Brad Pitt dhe Angelina Jolie po qetësoheshin, ndodhi e papritura. Beteja e tyre ligjore sa vjen e përkeqësohet. Kjo për faktin se aktorja e famshme e “Hollywood”-it e ka akuzuar ish-bashkëshortin për dhunë në familje.
Jolie ka paraqitur në gjykatë dokumentet ku pretendon se ajo ishte viktimë e dhunës në familje nga ylli i “Hollywood”-it. Madje në këto dokumente thuhet se edhe fëmijët janë të gatshëm që të japin dëshmi kundër dhunës së pretenduar të aktorit 57-vjeçar.
Sigurisht që këto ditë nuk janë aspak të lehta për Pitt, i cili duket se është mjaft i zhgënjyer nga këto deklarata të ish-bashkëshortes. Ndaj ai është hedhur në krahët e ish-partneres, Jennifer Aniston për të gjetur mbështetje.
“Kur akuzat për dhunë në familje u bënë publike, Jennifer telefonoi menjëherë Brad. Ajo dëshironte t’i bënte të ditur se do ishte pranë tij, nuk ka rëndësi se çfarë dhe i ka thënë se do të paraqitet në gjykatë nëse do të jetë e nevojshme. Brad është shkatërruar nga akuzat e Angelinas, ndjehet i humbur. Fjalët inkurajuese të Jennifer dhe mbështetja kanë ardhur në një kohë kaq të trazuar në jetën e tij”, ka thënë një burim për “Heat”.