Angela Martini bëhet nënë, zbulon emrin dhe gjininë e foshnjës (FOTO LAJM)

Modelja e njohur Angela Martini është bërë për herë të parë nënë.

Lajmin e ka bërë vetë publik në Instagram ku bën të ditur se është bërë me djalë ditën e djeshme me nënë surrogate, i cili quhet Kyree.

“Djali ynë, Kyree Martini Savulescu, zgjatja e dashurisë sonë, lindi dje më 2 dhjetor 2021 në Dallas, Teksas. Ne ishim me fat që mund të kemi fëmijën tonë me ndihmën e një zëvendësueseje të jashtëzakonshme mbartës të shtatzënisë. Ne do t’i jemi gjithmonë mirënjohës qenies njerëzore të jashtëzakonshme që solli në jetë djalin tonë!  shkruan ndër të tjera ajo, ndërsa shprehet se zemrat i kanë të mbushura plot me dashuri dhe lumturi./albeu.com

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Angela Martini ?? (@angela_martini)


Shtuar 3.12.2021 20:03