Tea Trifoni ka hapur një tjetër ‘Ask a question’ me ndjekësit e saj dhe gjejeni çfarë pyetjesh mori? Pjesa më e madhe e ndjekësve, vajza në këtë rast, i kërkojnë fustane mature pasi nuk kanë mundësi të blejnë.
Dhe Tea nuk nguroi fare që të japë përgjigjen ‘po’ për të gjitha. Me pak fjalë ish-pjesëmarrësja e ‘Përputhen’ nuk e ka problem fare të lirojë pak nga garderoba e saj për të ndihmuar disa vajza që kanë nevojë për të.
A do e mbajë fjalën apo jo, mbetet për t’u parë, sigurisht nëse do vendosë të tregojë publikisht për finalizimin e bamirësisë.