Alvisa kërcen me Brunon, Hyseni i bën dhuratë Adës, reagimet e ish çiftit në “Përputhen” (VIDEO)

Me hyrjen e ish të dashurit të Alvisës në “Përputhen”, çdo lëvizje e saj lidhet me reagimin e Hysenit dhe e anasjellta.

Nuk mund të kalohet asnjë situatë e tyre pa komentin e ishit që ndodhet në studio për të gjetur dashurinë njëkohësht dhe publikisht.
Sot Hyseni shprehu pëlqimin e tij për Adën duke i bërë asaj një byrzylyk dhuratë dhe të gjithë syti ishin te Alvisa e cila gjatë gjithë kohës u pa e buzëqeshur. Por sipas Mikelës kjo qeshje ishte plot ironi e për disa të tjerë ishte thjesht indiferente.

Nga ana tjetër Alvisa u shfaq në një kërcim romantik me Brunon, ku Hyseni u mundua të dukej sikur nuk kishte interes ama fytyra e tij tregonte të kundërtën dhe këtu bien dakord gjithë ndjekës./albeu.com/


Shtuar 7.10.2021 20:35