Aluduan se mori kokainë në Eurovision, këngëtari i “Maneskin”: Gazeta franceze të kërkojë falje

Damiano David vokalisti i ‘Maneskin’ ka shpjeguar për herë të parë akuzat që u bënë kundrejt tij nga gazeta franceze. Mediat e huaja raportojnë se Damiano e sheh ngjarjen si një çështje që nuk është hapur kurrë për të.

Damiano David u akuzua për marrjen e kokainës ndërsa votimi në natën finale të festivalit ‘Eurovision’ ishte në proces. Pas festivalit videoja e tij u bë virale në rrjet duke njollosur fioren e Italisë. Vokalisti rezultoi negativ në testin e kryer për përdorimin e kokainës.

Gjatë një interviste në mediat italiane, ai është pyetut nëse do të ngrejë padi kundër gazetës franceze që spekuloi për të.

“Jo, sepse për mua çështja nuk është hapur kurrë. Ishte thjesht një skeç komik i madh, i stilit Zelig. Nëse më kërkojnë falje, unë jam gati ta pranoj. Por tani të gjithë ne jemi të interesuar të festojmë, përkundër atyre që u përpoqën të na pengonin. Ne jemi duke shkruar këngë të reja dhe duke punuar për datat e turneut. Për vitin 2022 ka tashmë dy data në Gjermani”, -është përgjigjur ai.


Shtuar 3.06.2021 22:54