Në puntatën e fundit të “Zemër Luana” ishte e ftuar këngëtarja Albërije Hadërgjonaj, njëkohësisht edhe tezja e Beatrix. Po e përmendim këtë të fundit për të bërë lidhjen me Donaldin.
“Partneri i Beatrixës duhet të jetë burrë, jo legen, por burrë me “rr” të fortë, jo me r”, ishte deklarata e Albërijes që të gjithë ja adresuan
Donaldit nisur nga lidhja e tij e bujshme me Beatrix brenda BB VIP.
Por pas kësaj një kundër-sulm ka ardhur nga Donaldi, por ai ka sulmuar Luanën. Donaldi ironizon moderatoren e “Zemër Luana” për klikimet dhe videot e saj falenderuese ndaj fansave.
Por nuk mbaron këtu. Luana e ka marrë këtë mesazh dhe reagimi i saj erdhi shpejt.
“Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”, është përshkrimi i saj mbi fotot e fundit./albeu.com/