Albano Bogdo refuzon të kërkojë ndjesë, Elvis Pupa ironizon aktorin e humorit (VIDEO)

Në reagimin e tij të parë lidhur me batutën maskiliste e denigruese ndaj Beatrix Ramosajt, Albano Bogdos zgjodhi të na fliste për emancipimin dhe lirinë e fjalës. Ai theu heshtjen në Instagram përmes një thënie të Mark Twain, ku thuhej:

“Na ka bekuar Zoti me 3 gjëra jashtëzakonisht të vyera si komb.

1-Lirinë e fjalës

2-Lirinë e mendimit dhe ndërgjegjes

3-Kryqëzimin publik nqs përdor një nga dy të parat”.

E një përgjigje e ka marrë nga Elvis Pupa. Artisti ka ndarë një video në Instagram ku shprehet: “Liria e fjalës tregon emancipimin e një kombi. Mënyra si një individ e përdor lirinë e fjalës, tregon shumë për karakterin e atij individi.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)