Aktorja e filmave +18 kërcen këngën e Don Xhonit, komenti epik i reperit që e shkriu së qeshuri (FOTO LAJM)

Freestyle i Don Xhon  mori përmasa të frikshme ndërkombëtare dhe u kthye një sfidë në Tiktok duke u kërcyer nga njerëz të ndryshëm me famë botërore.

Mirëpo lista nuk mbaron me kaq! Së fundmi reperi ka postuar në Instagram videon e aktores së njohur të filmave për të rritur, Alby Rydes. Kjo e fundit ka realizuar sfidën e famshme të TikTok-ut me këngën e Don Xhonit dhe reperi menjëherë e ka ndarë në Instagramin e tij. Ai është shprehur shumë i lumtur që Alby është tashmë fanse e tij, sepse më parë ka qenë ai fanse e saj.

“Ndoshta ti sapo u bëre fansja ime, por unë dhe shokët e mi kemi qenë gjithmonë fansat e tu”, ka shkruar Don Xhoni përkrah videos së Alby Rydes.

Rydes në fakt e njeh shumë mirë muzikën shqiptare, sepse vetë ajo e ka pranuar se është me origjinë nga Shqipëria. Alby Rydes është bërë e famshme pasi u bë pjesë e filmave +18 në vitin 2013 dhe sipas informacioneve ajo ka luajtur në 25 filma të tillë. Ajo nuk ka lene pa shperndare komentin e Don Xhon që duket se e ka bërë për të qeshur.


Shtuar 28.04.2021 08:51