Aktori i njohur i humorit shqiptar Xhevahir Zeneli është shpallur “Qytetar Nderi” nga këshilli bashkiak Kolonjë, me motivacionin për kontributin e tij të shquar në promovimin e artit dhe kulturës kolonjare.
Ka qenë surprizë marrja e këtij titulli për Zenelin, ku pjesë e saj ka qenë dhe kolegu i tij i njohur Agron Llakaj e të tjerë humoristë shqiptarë.
Xhevahir Zeneli ka një galeri të gjerë në rolet e tij në estradë, teatër dhe kinematografi.