Aktori i njohur turk humb kontrollin e makinës dhe pëson aksidentin e tmerrshëm

Aktori shumë i njohur turk Ilker Aksum, të cilin e kemi parë në rolet e tij në serialet “Ertugrul” dhe “Ramo”, apo edhe në filmin “Mrekullia në qelinë nr7”, ka bërë aksident. Aktori ka humbur kontrollin e makinës. Ai është përplasur me një pemë dhe më pas makina është rrotulluar. Aktori ka ngecur në makinë, por kanë qenë kalimtarët ata që e kanë ndihmuar. Një nga shitësit e dyqaneve aty pranë ka prerë rripin e sigurimit me thikë.

Aksum është dërguar me urgjencë në spitël dhe tani gjendja e tij duket më mirë. Aktori ka falenderuar në rrjete sociale të gjithë ata që u interesuan për gjendjen e tij.

Sipas mediave turke Aksum ishte duke shkuar në aeroportin e Adanas para se të aksidentohej.


Shtuar 1.06.2021 15:11