“Ai mezi priste”, Olsi Bylyku tregon publikisht si e puthi aktori 6 herë në buzë (FOTO LAJM)

Aktori i njohur Olsi Bylyku ka zbuluar për herë të parë se e ka puthur një mashkull.

Olsi ka treguar në emisionin ‘Expuls’, në RTV Ora se gjatë xhirimeve të filmit ‘Falco’ një skenë qesharake ka qënë ajo me Albano Bogdon, ku ky i fundit duhet ta puthte në buzë.

“E kisha harru… Ajo skena është bërë nja 6 herë. 6 herë në buzë me Albanon. Kur u bë e shtata, fillova duke e pare njëëherë.

Bano thashë, avash avash. Se Albano s’e kishte problem, mezi priste skenën. O vlla thashë, me terezi. E bukura është se bëmë 6 dubla dhe morën dublën e parë.

I kam mbajt buzët mbyllur, i thashë më puth baby kiss. Ai nuk ndalonte, unë ja bëja me sy ik”, u shpreh ai.

I pyetur më tej nëse ka pasur ndonjë gricmë homoseksualiteti gjatë puthjes, Olsi tha jo.


Shtuar 12.04.2021 10:12