Adrola Dushi ndan fiksimin e saj me ndjekësit, vëmendjen e merr komenti epik i Ermal Mamaqit

Edhe pse ka disa vite që është larguar nga ekrani me emisionet e tij, ai vijon që të bëjë për të qeshur njerëzit përmes postimeve apo komenteve në rrjetet sociale.

Është fjala për Ermal Mamaqin, i cili herë pas here lë komente pikante dhe me humor në fotot e videot e publikuara nga personazhet e njohur të ekranit.

Kështu ka bërë së fundmi në një postim të modeles së njohur, Adrola Dushi, e cila ka ndarë me ndjekësit në “Instagram” një fotografi të saj.

“Ju ndodh edhe ju të fiksoheni me një palë atlete e deri sa t’i dali boja s’i hiqni më nga këmba?”, shkruan modelja bukuroshe bashkëngjitur me foton e saj.

Kësaj pyetjeje Ermali i është përgjigjur duke shkruar: “Na ndodh motër na ndodh… të gjithë kemi qenë pa lekë dikur”.


Shtuar 17.03.2022 16:17