Ajo vazhdon të mbetet një nga ikonat e muzikës shqiptare edhe pse prej disa kohësh është shkëputur prej saj. Bëhet fjalë për Adelina Ismailin e cila ka lindur më 14 dhjetor në vitin 1979 dhe ditën e sotme mbush 43-vjeç.
Adelina Ismaili dhe bashkëshorti i saj Vali 5 vite më parë sollën në jetë djalin e tyre Uliksin.
Siç e cekëm më lart, këngëtarja ka hequr dorë nga muzika dhe prej vitesh i është përkushtuar moderimit ku momentalisht ka emisionin e saj “8a8”.