“Edhe njëqind herë të jetoj prapë e jotja do të isha”, Adelina Ismaili dedikim partnerit

Këngëtarja Adelina Ismaili është prej 13 vitesh përkrah partnerit të saj Val Krasniqi. Çifti kanë bashkë dhe një djalë.

Ka qenë së fundmi artistja që i ka bërë një dedikim në rrjete sociale, me një fotografi krah tij Krasniqit. Ajo thotë se po të jetonte edhe njëqind herë sërish do të ishte e tij, do ta zgjidhte atë për partner.

“I bukuri im. Edhe njëqind herë të jetoj, prapë e jotja do të isha,” nis postimi i Ismailit.

“Jeta me ty, një mrekulli. Të dua, të dua, të dua,” shkruan Adelina.

Adelina ka disa vite është tërhequr nga muzika, ndonëse ka qenë duke moderuar një emision.