Pas surprizave që i ka bërë herë pas here, më në fund Bajo arriti që të fitojë takimin e parë me Adën në programin “Për’puthen”.
Në puntatën e transmetuar ditën e sotme, konkurrenti nuk ka hezituar që t’i bëjë komplimente dhe t’i dhurojë vazhdimisht puthje.
“O shpirti im më thuaj çfarë do ti”, i tha Bajo, ndërsa Ada i kërkoi telefonin pasi kishte parë një vajzë. Më tej ai shpjegoi se i kishte pëlqyer shprehja.
Po ashtu, në studio dyshja u përballën me komente nga më të ndryshmet, ndërsa Mikela i tha Bajos se ishte i marrosur dhe po i dilnin “jargët” kur ishte afër Adës.
View this post on Instagram
Në takimin e parë me Adën nuk kishte si të mungonte një surprizë befasuese nga ana e Bajos.
Konkurrenti kishte mbushur një ambient me petale trëndafili dhe më vonë shfaq duke i shërbyer ushqim asaj. Gjatë bisedës, të dy folën për takimet e kaluara të Adës dhe po ashtu nuk munguan thumbat për Edin.
Bajo: Nuk është vepër e madhe, por thjesht gjest. Diçka që shpreh ndjenjat aty brenda. Takimi i parë nuk më ka pëlqyer se ke dalë me një person që bie në kontradiktë me veten.
Ada: Pse këmbëngule?
Bajo: Gjërat që dua, i arrij.
View this post on Instagram