A ka ndërruar jetë Mbreti Charles III?

Gazeta pakistaneze e lajmeve ‘The news International’ raportoi më 16 mars se familja mbretërore po përgatiste mediat britanike për një ‘njoftim të madh’. Kjo gjë u përdor si ‘ushqim’ për shumë media të cilat shpërndanë thashetheme rreth vdekjes së Charles III.

Por jo! Ai është gjallë! Pretendimet për vdekjen e tij janë hedhur poshtë në të njëjtën ditë me raportet ruse nga Ambasada Britanike në Ukrainë, e cila postoi një deklaratë në Twitter duke thënë se lajmet për vdekjen e mbretit ishin të rreme.

Pallati mohoi thashethemet , duke i lënë agjencisë shtetërore ruse dhe turpin gjithashtu.

 


Shtuar 19.03.2024 18:23