Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë shndërruar në personazhet më të komentuara në median rozë, për shkak të lajmeve se çifti i kanë dhënë fund martesës së tyre disa vjeçare.
Fillimisht zërat për ndarjen e çiftit filluan pasi këngëtarja i fshiu nga rrjetet sociale të gjitha fotot me bashkëshortin e saj, ndërsa më pas ata nuk ndiqeshin me njëri-tjetrin as në Instagram.
Çifti ka zgjedhur që të heshtë në lidhje me lajmet për ndarjen, duke mos zbuluar se çfarë ka ndodhur mes tyre.
Ditën e djeshme, Bes Kallaku reagoi indirekt për lajmet përmes një Instastory, duke treguar se po kalon një periudhë mjaft të vështirë.
“Në çdo rrethanë, gjej arsye për të qenë falenderues. Zoti është vazhdimisht duke të ‘mbrojtur’”, shkruante ai.
Por ditën e sotme, çifti ndodhet në Itali. Edhe pse në qytete të ndryshme, ata kanë zgjedhur të mbajnë koncerte në të njëjtën datë.
A janë ndarë vërtet? Presim derisa të kemi një reagim zyrtar nga çifti.