Alban Kondi është një emër i njohur në muzikën shqiptare, jo vetëm si anëtar i grupit “Produkt 28”, por edhe vëllai i Doktor Florit.
Gjatë një interviste për “ABC e Mëngjesit”, Albani fol ndër të tjera edhe për mungesën e madhe që ndjen për të vëllain. Madje, ai tregoi edhe vendimin e vështirë që mori, kur i vendosi të birit emrin e Dr. Florit.
“Ka qenë një vendim shumë i vështirë. E di pse? Të jem 100% i sinqertë. E para ishte përkrahja e bashkëshortes dhe e nuses sime se ishte totalisht dakord dhe normalisht nëse ajo nuk do të ishte dakord unë nuk do të kisha këmbëngulur. Por që kur unë i thash, ajo më tha: ‘Po më pëlqen shumë’. Ajo që përbrenda meje ishte vendimi final pse unë vendosa që djalin të mbante këtë emër, ishte sepse më mungonte në shtëpi ai emër që unë thërrisja përditë. Edhe kur je mësuar, edhe kur je rritur me atë ndjesinë domethënë në një farë forme pak egoiste, por më ka dhënë shumë ndjesi.
Ne nuk i thërrasim Flori, i thërrasim Floran për të mos bërë atë zëvendësimin 100%. Edhe Flori, Floran e ka pasur emrin, po ne e thërrisnim Flori, Flori, Flori”, zbuloi Albani.