Çifti i njohur i showbizit Shpat Kasapi dhe bashkëshortja e tij Selvija kanë krijuar tashmë një marrëdhënie të konsoliduar pasi mirëpritën në jetë para pak muajsh fëmijën e tyre të parë, Roelin.
Por edhe pse tashmë dihet se Shpati nuk është më në “treg”, pyetjet ngacmuese ndaj Selvijes për eksperiencat e mëparshme të tij nuk kanë të sosur.
Selvija ka zhvilloi një Q&A me ndjekësit e saj në “Instagram”, ku iu është përgjigjur pyetjeve të bëra nga ta. Ndër të tjera, një ndjekës e ka pyetur Selvijen për mendimin e saj në lidhje me ish të dashurat e Shpatit.
Si duket, Selvija jo vetëm që nuk ka ngurruar t’i përgjigjet kësaj pyetjeje por është treguar tepër diplomate në përgjigjen e saj. Selvija ka thënë se i respekton të gjitha femrat që Shpati ka pasur në jetën e tij pasi dhe ajo vetë është një nga zgjedhjet e Shpatit.
“Ishat?? Pse aq shumë ka pasur. Ato që unë njoh janë yje. Ashtu si ju dhe unë lidhjet që ka pasur Shpati i kam parë nga televizori. Nuk kam qenë pjesë e të kaluarës së tij dhe nuk më takon mua të flas ose të mendoj diçka për ish-at e tij. Respektoj çdo femër që ka qenë në jetën e Shpatit. Çdo zgjedhje të tij e respektoj sepse ashtu respektoj dhe veten, sepse dhe une jam zgjedhje e Shpatit. Çdo kush ka lënë impakt të mirë dhe të keq tek Shpati që e kanë formuar në jetë. Mua s’më takon të flas asgjë vetëm të respektoj dhe flas fjalët më të mira për një femër”– ka shkruar Selvija.