Producentja e “Big Brother VIP, Lori Hoxha ishte e ftuar sot në “Wake Up” ku u tregua mjaft e rezervuar për emrat e personazheve publik që do të jetojnë brenda shtëpisë së madhe për më shumë se 3 muaj.
Por Lori zbuloi se ata do të jenë 14 që do të hynë sonte dhe do ketë të tjerë që do të bashkohen rrugës.
Një pyetje që intimidon shumë edhe publikun ishte “A mendon se do të ketë histori dashurie brenda në Big Brother mes VIP-ave”.
“Do të jetë pak më e vështirë duke qenë se janë përsonazhe publike. Unë shpresoj sepse historitë e dashurisë janë gjithmonë të bukura për njerëzit , por edhe për televizonin. Siç e kemi parë nga “Përputhen” se sa duan njerëzit të shohin njerëzit që bien në dashuri. Po ky nuk është qëllimi jonë. Ata nëse janë të zgjuar e dinë që dashuria luan fuqishëm”, u përgjigj Lori.
Ndërkohë ditën e djeshme Arbana Osmani zbuloi 2 opinionistët e BBV që do të jenë, Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku.
Më herët Dosja.al ka zbardhur disa nga VIP-at pjesëmarrës. Ilir Shaqiri, Elhaid Cufi, Fifi, Ardit Cuni, Monika Lubonja dhe mbesa e ish-Presidentit Bujar Nishani, Beniada janë vetëm disa prej banorëve të shtëpisë që pret të hapë dyert mbrëmjen e 5 tetorit, sipas medias në fjalë. Ndërkohë, emra të tjerë të përfolur janë: Paloma, Sheila Haxhiraj, Semi Jaupaj, Arjola Demiri, Donald Veshaj, Beatrix Ramosaj, Kastro Zizo, Rudina Demneri, Sabiani./albeu.com/