A do ribashkohen Spice Girls? Flet David Beckham

David Beckham ka mohuar thashethemet për një ribashkim të Spice Girls. Ish-futbollisti foli për Variety dhe komentoi aludimet se nëse grupi po ribashkohet për një turne.

“Fatkeqësisht, kjo nuk do të ndodhë”, tha David Beckham, duke zhgënjyer audiencën e grupit.

Edhe pse pesë yjet u takuan së fundmi, bashkëshorti i Victoria Beckham thotë se ato u siguruan vetëm të argëtoheshin dhe të mos flisnin për punën.

“Victoria ishte shumë e lumtur që pa vajzat, ato ishin një pjesë e madhe e jetës së saj, por padyshim që të gjitha vajzat kanë angazhimet e tyre. Ata do të bëjnë gjëra të caktuara, në kohë të caktuara”, tha ai.

Më pas ai ka theksuar se për momentin Victoria Beckham ka prioritet linjën e saj të veshjeve. “Nëse dikush është më i zënë se unë në jetën e tyre të përditshme, është ajo,” vuri në dukje ai.

https://x.com/etnow/status/1801330118880858213

 


Shtuar 14.06.2024 21:48