Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Arjola Demiri, është shprehur sot në “Fan Club” se nuk mendonte se do të binte në dashuri brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Aktorja e njohur tha se para se të hynte në BB VIP, thoshte me vete se gjëja e fundit që do bënin njerëzit publik është që të tregonin lidhjet e tyre.
“Por kur të ndodh, le të ndodh. Nëse do të ndodhte, gjë që ishte e pamundur, një Arjolë me tre fëmijë. Meshkujt duan femra koketa, të buta”, tha Arjola.
E pyetur se me cilin nga djemtë e BB VIP mund të krijonte një lidhje, aktorja e njohur u shpreh se me asnjërin.
“Unë vdes të bie në dashuri, bëj thirrje publike”, tha duke qeshur Demiri.
Ndërsa e pyetur për çiftin e vërtetë të krijuar në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Arjola tha Einxhel-Dagz.
“Çifti më i vërtet, Einxhel-Dagz. E shoh Einxhel shumë të përfshirë. Ajo që nuk shikoja ishte ajo, Dagz e njihja. E kam gjuajtur me kunja Einxhel kundrejt tij.
Ndërsa për çiftin Beatrix-Donald, shoh një Trixë shumë të përfshirë e një Donald strategjik”, përfundoi ajo.