Princesha e Uellsit Kate Middleton i është nënshtruar një operacioni të planifikuar abdominal. Operacioni ka përfunduar me sukses, ndërsa pritet që princesha të qëndrojë në spital për 10 deri në 14 ditë.
Bazuar në këshillat aktuale mjekësore, ajo nuk ka gjasa të kthehet në detyrat publike deri pas Pashkëve. Ëilliam pritet të shtyjë disa angazhime për të qenë në krah të Kate dhe për të mbështetur familjen e tyre. Princi dhe Princesha e Uellsit janë prindër të Princit George, 10 vjeç, Princeshës Charlotte, 8 vjeç dhe Princit Louis, 5 vjeç. Kuptohet se dy udhëtimet e ardhshme të planifikuara ndërkombëtare janë shtyrë.