8 vite më parë pjesë e videoklipit të reperit shqiptar, do ta njihit Einxhelin? (FOTO LAJM)

Einxhel Shkira u bë më e njohur me hyrjen e saj në Big Brother VIP. Ajo ka tërhequr vëmendjen me karakterin e saj dhe konsiderohet si një ndër konkurrentet më të forta që synon finalen. Por së fundmi ka qarkulluar në rrjet një video ku shihet se moderatorja ka qenë pjesë e një klipi të Noizy-t.

Bëhet fjalë për këngën “Ata nuk e dinë”. Kënga në bashkëpunim me Encën ka protagoniste Einxhel, e cila është publikuar në vitin 2014. Kujtojmë që moderatorja ka nisur një romancë me konkurrentin tjetër, Dj Dagz. Ajo u rikthye në Big Brother puntatën e kaluar që kaloi falë biletës së kthimit.


Shtuar 14.01.2022 14:57