7 vite pa Ergi Dinin, Barbana: Brenga më e madhe që mbesa nuk të njohu…

21 nëntori i vitit 2016-të ka qënë padiskutim tepër i trishtë, jo vetëm për familjen e Ergi Dinit por gjithshtu për artin shqiptar pasi humbi një artistë të vërtetë.

Ergi Dini ishte vetëm 21-vjeç, kur ndërroi jetë në një aksident të rëndë automobilistik së bashku me një mikun e tij.

Dy të rinjtë po udhëtonin me një motor pranë urës së “Bllokut” në Bulevardin “Bajram Curri”, teksa drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit.

Barbana Dini, motra e të ndjerit, ka bërë një postim në ditën që përkon me 7-vjetorin e ndarjes nga jetë të Ergit, duke shprehur dhimbjen dhe mallin që ka për vëllain e saj.

“Sot, 7 vite pa ty. Sa më mungon, vetëm Zoti e di. Asgjë nuk ka ndryshuar, jam këtu e mbushur me dhimbjen e ikjes tënde dhe shumë mall që vetëm shtohet. Të dua përjetësisht unë dhe mbesa jote Ergola, e cila erdhi në këtë vit si bekim për të mbajtur emrin tënd… Sa keq që nuk e njohe dhe nuk të njohu fizikisht, do të jetë një nga brengat më të mëdha të jetës sime daja Ergi”, ka shkruar Barbana bashkangjitur një fotografie ku shfaqet vëllai i saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Barbana Dini Parubi (@barbana_ergidini)