62 vjeç, por mosha nuk është aspak problem, shikoni sa e bukur duket Madonna (FOTO LAJM)

Madonna është 62 vjeç, por në përputhje me këtë nuk është dukja e saj.

Diva e muzikës pop vazhdon të tërheqë vëmendje me pamjen e saj, përkundër moshës që ka.

Në një set të ri fotografish, të cilat i ka publikuar në Instagram, këngëtarja ka dëshmuar edhe një herë se vazhdon ta ruajë dukjen rinore.

Ajo numëron mbi 16 milionë ndjekës në Instagram, të cilëve ua ka prezantuar imazhet e reja, të cilat kanë marrë qindra mijëra pëlqime.

Për më shumë, fansat e saj kanë shkruar komente të shumta duke e komplimentuar këngëtaren për dukjen e saj.


Shtuar 30.05.2021 22:28