Jason Momoa dhe Lisa Bonet janë ndarë pas katër vitesh martesë.
“Të gjithë e kemi ndjerë presionin dhe ndryshimet e këtyre kohërave transformuese”, tha çifti të mërkurën në një deklaratë në Instagramin e Momoa.
“Një revolucion po ndodh ~ dhe familja jonë nuk bën përjashtim”, shkruajnë ata.
“Ne po ndahemi, jo sepse mendojmë se martesa nuk është e vlefshme por që të vazhdojmë jetën tonë me dinjitet dhe ndershmëri.”
Momoa, 42 vjeç dhe Bonet, 54, u martuan në tetor 2017 pas lidhjes për më shumë se një dekadë. Ishte martesa e parë për Momoa dhe e dyta për Bonet që ishte martuar me yllin e muzikës rock Lenny Kravitz nga viti 1987 deri në 1993.
Çifti ka dy fëmijë: djalin Nakoa-Wolf Manakauapo Namakaeha Momoa, 13 vjeç dhe vajzën Lola Iolani Momoa, 14 vjeç.
“Dashuria mes nesh vazhdon, evoluon në mënyra që dëshiron të njihet dhe të jetohet”, thanë ata në deklaratën e tyre. “Ne e çlirojmë njëri-tjetrin për të qenë ata që po mësojmë të bëhemi… përkushtimi ynë i palëkundur ndaj kësaj jete të shenjtë dhe fëmijëve tanë.”
“Dashuria mund të mbizotërojë”, shtuan ata, duke vendosur në fund “J & L”.
Edhe pse lajmi i ndarjes me sa duket doli nga hiçi, javë më parë Bonet kishte thënë se po mësonte të ishte ‘autentikisht unë’ kur bisedoi me Marisa Tomei në një intervistë në dhjetor.
Postimet e çiftit përfshinin edhe disa foto medituese e plot melankoli, megjithëse ata nuk kishin treguar asgjë, lidhur me ndarjen.