Analiza e Agron Gjekmarkaj: Nasipi më uroi për vulën, Petrua s’e humbi rastin të sillej si një debatikas

Nga; Agron Gjekmarkaj

Salianji sot i shikonte deputetët me kersheri studimore. I ulur në qoshe të kafenesë , i therriste një nga një sidomos ata që shfaqeshin te qetë e të patrazuar. Ajo bunacë e pezmatonte, dallget i bënin derman. Secilit i ofronte shqetesimin që i mungonte.

Pas bisedave më të ai që vinte i gezuar kthehej i murretyer, paqartesia i shnderrohej ne hall, mendimi ne faj, rehatia ne vuajtje, dyshimi në bashkëudhetar, siguria behej hi e pluhur, i aferti dukej i larget. Gjithesa e bënte duke leshuar hukama gazi e kenaqesie. Atij që kerkonte faljen e keshillonte që hakmarrja është udha, kujdo që lypte gjume i jepte ilaçe pagjumesie, kush kishte etje e qeraste me kripe! Kush pyeste per receta dobesimi e mesonte qysh të shendoshej. Dike e vinte në liste lart, një tjeter e ulte poshte. Nja 20 nga të Ps-së u binden që nuk do jenë pasi u dha arsyet pse madje ju gjeti dhe zevendesuesit që të ndiheshin mirë e të motivuar në vazhdim.

Po ç’ ben keshtu o njeri i mirë e pyes! Eh more i uruar mu gjegj “politika është biznes konflikti” dhe vët vët i dallashonte gjërat qerrata dhe sytë i shkelqenin si një shknjalle a dreqage në agim.

Doktor Tritani në intimitet me veten po gjerbte një kafe i gezuar pas marrjes së vules. Pat një ankth , mbase drojë e natyrshme gjirokastritesh se mos dikush i ulej aty. Do i duhej të hiqte një kafe plus por askush nuk e bezdisi.Në fund pagoi veç një. Me një ndjenë lehtesie na pershendeti bujarisht. Bledion Nallbati dukej si një kalores që i varej koka dhe këmbet nga boshlleku. Një pershtjellim si dron i vertitej mbi aurë. Mungesa e Mamices prej tij ishte perjetuar si qefin.

Kjo është jetë nallane e viranë shfrynte si gjyryk. Asgje nuk ja qetonte dalldinë. Çdo plagë do melhemin e vet. I thoja pi ndonjë gjë! Ai- nuk me pihet! Cimbis ndonjë gjë! Ai- nuk më hahet. Shafran me duket Bota , i zi qielli dreqer të gjithë ju bashkë rënkonte.

Gaz Bardhi Lideri në perspektive po e shihtë vënger dhe tundte koken duke thënë “ vapë ka lojtur nga fiqiri, duhet thirrur Bernard Banushi shikimet e vengerta të të cilit bëjnë esell edhe më të pirin”

Siper mbi koke na rrinte televizori prej të cilit shquhej Ermua që drejtonte me grusht të hekurt si në një luftë klasash. Një gezim i eger i rrinte mbi ballë si puçerr sa here i cungonte dikujt një të drejtë. Nuk lë rast e uruara pa deshmuar që ç’është keq mund të bëhet edhe me keq, se çfarë është mirë prishet sa hap e mbyll sytë, ndaj gezohuni asaj që kini.

Deputetet e opozites ishin të paktë. Mungesa e Kryezevendes Liderit Muli si pasojë e ndeshkimit u kishte rënë të gjithve si e dehura në stomak e krye. Ata mendonin ai kryqezohet per kauzen tone dhe ne rrime e kapardisemi si bimbasher ketu dhe kjo nuk na ka hije. Por ai si një Hyqymet zemergjërë kishtë thënë sakrifica është misioni im, rutina dhe perditshmja i juaji.

Shefe Albana dhe Shef Oerdi dukeshin hijerënde e solemn si koha në një perpjeke për të shfaqur autoritet por edhe xhentilesë të permbajtur njëkohesisht. Mos prania fizike e Kryezevendes Liderit ne , mua të parit, zevendes liderit e vegjel na shtyn në ngasje, në kaplim vesi, në yshtje dhe garë të dukuri. Ndersa e kunderta na tregon jorganin per të shtrire këmbet, tavanin ku ndalet koka dhe sensin rracional të hierarkisë.

Deputetet zengjinë kishin marrë rrugen e Gjermanisë për të parë ndeshjet ne fakiret mbeme ketu si kukudher. Toni Gogu me ndenji rëndë dhe mvrenjtej gjithnjë e më shumë që ti dilnin rrudhat në pah. Ai nuk e di që Babua i ka zët ata që kanë rrudha shumë në kokë sidomos. Suksesi qendron tek mungesa e tyre dhe të shtirurit sikur ato janë. Bela edhe pse nuk e kishte Taon në krah atë bahçevan qyfyresh dukej sikur po i shijonte shumë vetmia dhe boshatisja e pergjithshme. Me gjase po pergatitej shpirterisht per perqafimin e madh me xha Namikun në darke në 83 vjetorin e PPSH.

Gjeneral Kollçaku foli por pas çdo fjalie kishte dilemen , “po pse nuk është më mirë të hesht?”! Nasipi me uroi per vulen. I thashe ta shperblefsha njësoj. Petrua nuk e humbi rastin të sillej si një debatikas i vertetë. Ismet Beqiri me sy të zgurdulluar enderronte një hije mani në Mallakaster tek degjonte kemboren e cjapit me një putir e një sy gjumë! Bujari i Lushnjes hapte me gojë dhe i kendej një shalqi ta çante vetë në mes të ares. Evis Kushi buzeqeshte në kerkim të një kauze. Olta është gjithnjë e më e lumtur në fund sesa në fillim të dites. Majkos çdo ditë që kalon i zvoglon sasinë e mendimeve. Dje gjindej pa to. Po Jorushi i Tabakeve mes unit dhe realitetit çfarë zgjedh? Dikush tha Gaz Bardhin Gaz Bardhin! Mua askush nuk me do vetem Bora çoku me hedh ndonjë shikim të dhëmshur meshire.


Shtuar 13.06.2024 10:24