Nga VMRO-DPMNE akuzojnë kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski se po hesht për krimin e partnerit të tij të koalicionit Ali Ahmeti dhe klanit të Zajazit.
“Kovaçevski po ikën dhe nuk i lejohet të thotë asnjë fjalë se si Shkumbin, Drin dhe Besian Ahmeti, të cilët kanë formuar kompaninë “Helios” dhe kanë njoftuar bankën e tyre se do të ndërtonin një impiant fotovoltaik, si dhe se kanë pasur leje nga institucionet shtetërore dhe se kanë planifikuar partneritet publik privat për centralin fotovoltaik 60 MW në Kërçovë, në vlerë prej 35 milionë euro.
Të lidhura
None found
Pa miratimin dhe mbështetjen e Kovaçevskit dhe Ahmetit, askush nuk mund të japë garanci verbale se biznesi i tyre do të realizohet me ndihmën financiare të qeverisë së LSD-së dhe BDI-së.
Pse hesht Kovaçevski? A duhet të ndërtohet impianti fotovoltaik me panele të “Piksel Group”, të formuar prej tij? A është për hir të interesit që Kovaçevski hesht dhe fal krimin e klanit të Zajazit?”, akuzojnë nga VMRO-DPMNE.
Nga atje shtojnë se Kovaçevski është bashkëpunëtor në biznes, sepse edhe ai ka interes për të gjitha këto./ina
Të Lidhura:
- A po planifikon puç në LSDM dhe largimin e Kovaçevskit dhe BDI-së nga qeveria? Flet Zaev
- Kovaçevski: Ekziston mundësia që Aleanca për Shqiptarët të bëhet pjesë e Qeverisë
- Java e dytë për rikonstruimin e Qeverisë maqedonase, ironizon VMRO: Taravari në koalicion do të ndryshojë emrin në Aleanca për Grubin
- Dorëheqja e ministrave të BDI, reagimet e VMRO-DPMNE dhe LSDM
