Tre laboratorët e institucioneve që kanë kapacitetet përkatëse po analizojnë në mënyrë të koordinuar mostrat e ujit në Gostivar, me qëllim verifikimin e cilësisë së tij.
Të lidhura
None found
Zudi Xhelili, anëtar i Shtabit Komunal të Krizës, deklaroi se në zbatim të marrëveshjes së arritur ditë më parë, secili prej laboratorëve do të mbledhë mostra në të njëjtat shtatë pika.
Rezultatet e para të analizave pritet të jenë të gatshme brenda 12 orëve. Xhelili bëri të ditur se testimet do të zhvillohen edhe një herë për të siguruar saktësinë e tyre, pas së cilës përfaqësuesit e institucioneve do të bashkërendohen për të paraqitur një qëndrim të përbashkët mbi rezultatet.
Nëse analizat vërtetojnë se uji përmbush standardet e kërkuara, banorët do të mund ta përdorin përsëri ujin e ujësjellësit për konsum.
