Drejtuesja e emisionit “Ballkan” në Abc, Linda Karadaku, ka zhvilluar këtë të premte një intervistë ekskluzive me kreun e parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri, i cili është i pari politikan nga Ballkani që vizitoi Ukrainën gjatë luftës.
Lidhur me vizitën e tij në Kiev, Xhaferri tha se kishte një ftesë për të gjitha parlamentet e botës nga ana e parlamentit të Ukrainës, ftesë të cilës ju përgjigj pozitivisht me gjithë rreziqet q që kishte.
I pyetur nga gazetarja Karadaku, se çfarë i bëri më shumë përshtypje gjatë vizitës së tij në Kiev, Xhaferri tha vendosmëria e ukrainasve për të luftuar deri në fund, dhe sigurisht shkatërrimi që ka lënë lufta.
Ndërkohë Xhaferri tha se një tjetër gjë që i bëri përshtypje ishte dhe nisja e punës nga institucionet ukrainase për të mbledhur prova të gjenocidit rus, që është ndryshe nga situata në Ballkan, ku edhe sot po manipulohen provat e krimeve serbe.
Pjesë nga biseda:
Karadaku: Zoti kryetar jeni i vetmi nga lidershipi i Ballkanit që keni shkuar në Kiev në këtë kohë të vështirë dhe të rrezikshme, se pamë atë që ndodhi me zotin Gutierrez atje, si ish-ushtarak, si një njeri që e di se çfarë është lufta keni qenë pjesë e UÇK-së, çfarë ju bëri më shumë përshtypje?
Xhaferri: Ikja ime rezulton me ftesën e përgjithshme që ju është bërë parlamenteve në botë nga parlamenti i Ukrainës. Unë i jam përgjigjur me po ftesës. Kam bërë të gjitha vlerësimet për të gjitha rrisqet, por megjithatë vendimi u mor që të shkoja. Nuk do mend që rrisku në një rrugëtim prej 18 orësh ka potencialin e vet si rrisk.
Karadaku: Çfarë ju mbeti në mend që nuk do e harroni kurrë?
Xhaferri: Ajo që më mbeti ndërmend është morali i lartë i qytetarëve ukrainas, disiplina e përpiktë e qytetarëve me atë që është përditshmëria e tyre, atë që mund atë shoh gjatë rrugës. Flet për një vendimmarrje qytetarë për të luftuar deri në fund për shtetin e vet. Tjetra është qetësua e skajshme e presidentin Zelensky, maturia e tij, edhe në atë situatë të ndërlikuar të menaxhosh luftën e pabarabartë. S’do mend që edhe ato fotografi të shkatërrimeve nuk do më hiqen nga mendja kurrë sepse janë pasojë e luftës. Në norma ndërkombëtare do të duhet të definohen ashtu siç definohen ato veprime, duke patur parasysh edhe viktimat në civilë që ato do të duhet të definohen që në fillim, mos bëhet i njëjti gabim si me Ballkanin që lanë pa definicion veprimet e bëra edhe në Kosovë edhe në Bosnje që sot mund të manuipulojnë pushtete.
Karadaku: Besoj se ukrainasit nuk do ta lejojnë këtë, ata janë shumë të kujdesshëm për të t’i dokumentuar krimet e luftës?
Xhaferri: Ajo punë nuk ju takon veç ukrainasve, ajo punë na takon të gjithë neve për të dhënë nocionin e duhur, dhe për këtë arsye ka qenë vendimi për të qenë në vendngjarje.
Karadaku: Çfarë është ajo që po bën Rusia në Ukrainë, me një fjalë?
Xhaferri: Shkatërron gjithçka që i del përpara.
Karadaku: Presidenti amerikan Biden ka përdorur fjalën gjenocid, ndërkohë që Macron thotë se duhet të jemi të kujdesshme me fjalën gjenocid, juve si mendoni?
Xhaferri: Unë kam ardhur që andej, pamja e parë nuk është larg nga situata jonë para dy dekadash në Kosovë dhe Bosnje, dhe ato pamje duhet të marrin mocionin e merituar që është gjenocid, por kjo duhet të marrë pamje në bazë të së drejtës ndërkombëtare. Institucionet përkatëse në Ukrainë kanë filluar të bëjnë punën e vet, kanë filluar të bëjnë edhe identifikimet e para të mbartësve të përgjegjësisë. Në si shtete që pretendojmë të jemi pjesë e botës perëndimore këto mocione duhet t’i përdorim drejt siç janë./abcnews.al